Monika Kryemadhi ka bërë një postim në Instagram ku ka shfaqur një sekuencë nga filmi Rocky ndërsa ky i fundit lan hesapet në rrugë me ish-ndihmësin e tij Tommy Gunn.
Në fabulën e filmit Tommy Gunn e sfidoi edhe pse Rocky bëri çmos që të shmangte përballjen me ish-bashkëpunëtorin e tij.
Më duket se ky mesazh i përzgjedhur nga Kryemadhi është një paralajmërim dhe sinjal i hapur për disa bashkëpunëtore të vjetra të Kryemadhit që sot janë rreshtuar me Metën dhe hiqen sikur Kryemadhi nuk ekziston ose ato nuk e njohin më.
Në javët e fundit Kryemadhi ka mbajtur një profil të tërhequr duke e lënë Ilir Metën të bëjë ç’të dojë me partinë edhe pse ajo ka bindjen se Ilir Meta është duke e shkatërruar partinë.
Por ndonëse konfliktin me Ilir Metën, Kryemadhi po e menaxhon me durim e strategji sot ajo ka dhënë sinjal se ky durim mund të mos vlejë për ish-bashkëpunëtoret e saj të dikurshme.
Postimi i sotshëm është paralajmërim i hapur ndaj ish-bashkëpunëtorëve të saj duke u kujtuar se nuk është vetëm tërheqja opsion por mund të fillojë edhe ndonjë sulm frontal ballor ndaj tyre. /Hashtag.al