Arben Ahmetaj, ish-zv/kryeministër i Shqipërisë ka rënë pre e një kamera të fshehtë të mediave italiane.
Në një darkë informale me disa ‘miq’ në një vend Europian, Ahmetaj në shoqërinë e një gote vere dhe tavolina e mbushur mirë ka zgjedhur të tregoj disa sekrete nga Shqipëria.
Siç duket dhe nga foto e publikuar në mediet italiane, ish-zv/kryeministri në arrati u ka treguar ‘miqve’ të tij në tavolinë se si kryeministri shqiptar Edi Rama është takua në zyrën e tij me njerëz te botës së krimit.
Foto e publikuar nga mediat italiane
Ahmetaj nuk ndalej me kaq për ta bërë të besueshme si histori, u tha miqve të tavolinës që po e filmonin se: “I pashë vetë me sytë e mi”, ku i referohej biznesmenit me origjinë shqiptare, Luftar Hysa dhe Ergys Agasi, një biznesmen në sektorin e duhanit.
Nuk dihet ende se si kjo “kamera kurth” ra në dorën e gazetarit të emisionit Report në ‘Rai 3’ i cili ka paralajmëruar se do ta publikoj sonte.
Deri tani nuk kemi asnjë reagim të Arben Ahmetaj në qoftë se do i pranoj apo jo, dëshmitë e publikuara në mediat italiane.
Kujtojmë që në investigimin e “Rai 3”, u publikuan dokumente dhe informacione se eksponentë të rëndësishëm të qeverisë “Rama” janë të lidhur me botën e krimit dhe të korrupsionit. Sipas tyre, njeriu kyç në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantet është Sekretari i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, një ish-avokat.