Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Plepave në Durrës. Mbrëmjen e sotme janë përplasur 4 makina. Nga aksidenti, 7 persona kanë mbetur të lënduar, 5 prej të cilëve janë dërguar në spital. Sipas informacionece të para, të lënduar kanë mbetur 3 fëmijë dhe 2 gra.
Nga këta, vetëm një grua ka pasur dëmtime më të shumta, ndërsa të tjerët kanë marrë dëmtime të lehta. E plagosura është në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht 61-vjeçarja, e identifikuar me inicialet XH.H., po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Traumës në Tiranë.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:10, në lagjen nr. 13 Durrës, në aksin rrugor Plepa-Kavajë, janë përplasur 4 automjete me drejtues shtetasit A. D., G. L., E. M., dhe E. H. Si pasojë e përplasjes kanë shkuar për kontroll mjekësor në spitalin rajonal në Durrës, 6 shtetas pa probleme për jetën, ndërsa shtetasja Xh. H., 61 vjeçe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të përplasjes së automjeteve.
Automjetet e dëmtuara janë lëvizur nga vendngjarja, mendohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia dhe lagështia në rrugë kanë ndikuar në përplasjen e 4 automjeteve