Gysi i Pojes , kush eshte mister X që lidh “mafian” me politikën?
SPAK lëshoi 50 urdhër arreste gjatë javës së kaluar duke sekuestruar rreth 5 milionë euro në cash si edhe sende me vlerë. Pjesë e listës së SPAK ishin “profesorët” e krimit nga Fushë Kruja në Lezhë, Shijak e Shkodër, të cilët nga komunikimet e SKY ka rezultuar se porositën vrasje dhe kryen vepra të tjera penale të rënda.
Pjesë e listës VIP të SPAK ishin Leonard dhe Erlis Duka, Arben Ndoka, Durim Bami, Miri Bruli, Samuel Ndoka, Arian Tuku, Endrit Dokle, Fatmir Hyseni, Astrit dhe Aldo Avdyli, Gjergjji Cukali, Emiljano Shullazi që është në qeli, etj.
Të gjithë ata rezultojnë në listën e SPAK që kanë komunikuar përmes aplikacionit të SKY për kryerjen e krimeve të rënda.
Ndërkohë, mori vëmendjen e mediave edhe sekuestrimi i 3 milion eurove në ambientet në pronësi të familjes Troplini në Durrës, e cila udhëhiqet nga Xhevdet Troplini, i njohur botërisht edhe si “Poja”.
Vetëm Troplini është arrestuar para shumë vitesh, ndërsa ishte subjekt i OFL disa vite më parë. Vetë ai ka ruajtur një profil të ulët duke mos qenë prezent në jetën publike, ndërkohë që është i angazhuar në disa biznese. Pavarësisht se “Poja” është akuzuar shpesh për aktivitete të ndryshme të jashtëligjshme, nuk ka patur një akuzë ndaj tij.
Madje, sëfundmi urdhri i kontrollit nga SPAK erdhi si pasojë e urdhër arrestit për të birin, Fatmirin, i njohur ndryshe edhe si “Miri i Pojes”. Ai akuzohet nga SPAK për vepra të rënda penale.
“Çunat” e Pojes
Por, ndërkohë që vetë Poja ka mbajtur një profil të ulët publik, ai është bërë i njohur më shumë për “çunat” e tij. Në zhargon, të rinjtë që punojnë apo janë pranë Troplinit të thirren, si “çunat e Pojes”. I tillë është Fatmiri, djali biologjik i tij, por kështu thirret edhe Ervis Doçi, nipi. Doçi njihet ndryshe edhe si “Visi i Pojes”. Në media raportua gabimisht për një urdhër arresti për Doçin.
Miri dhe Visi i Pojes janë të njohur mediatikisht për publikun, ndërkohë që për ata që dinë pak më shumë, aty, nëntokë, ekziston edhe “Gysi i Pojes”.
Ai nuk ishte objekt i dosjes Metamorfoza 3, por siç tha edhe gazetarja Klodiana Lala, BKH ka sekuestruar kamerat në kompleksin e Troplinit dhe aty “janë parë personazhe shumë të njohur të politikës”.
Gjasat janë që kamerat të kenë fiksuar edhe Gysin. Kjo e bën potencialisht edhe subjekt të Metamorfoza 4?
“Gysi i Pojes” është akuzuar publikisht dhe konsiderohet si personi që bën rolin e “pistonit” mes “mafias” dhe politikanëve të Tiranës duke çuar dhe marrë porosi, ndërkohë që sipas opozitës koordinon punën në njësi të rendësishme ekonomike të Durrësit si edhe ka “dorë” në të paktën dy kulla të mëdha që po ndërtohen në Tiranë.
Deri më tani nuk ka asnjë akuzë zyrtare ndaj Gysit të Pojes, edhe pse ekziston në raporte si një shqetësim i strukturave të caktuara dhe ndërkombëtarëve për rolin e tij mes grupeve nën hetim dhe politikës së Tiranës. Mbetet për t’u parë nëse ato që ekzistojnë si “memo” do të zbardhen ndonjëherë si pjesë e ndonjë hetimi të thelluar…edhe për burimin e parave që po ndertojnë kulla në Tiranë.
URDHËR ARRESTET E SPAK
1. Arben Ndoka
2. Arian Tuku
3. Ilia Ndoka
4. Samuel Ndoka
5. Vinçens Tuku
6. Ervis Martinaj
7. Jozi Kraja
8. Astrit Avdyli
9. Aldo Avdyli
10. Miri Bruli
11. Naim Stafuka
12. Emiljano Shullazi
13. Blerim Abazi
14. Elvis Ndreca
15. Oltion Zefi
16. Edson Jozëik
17. Armando Ndreca
18. Kasandër Noga
19. Elson Reçi
20. Besian Xhixha
21. Enver Diva
22. Robert Laçi
23. Fatmir Troplini
24. Klodian Shahini
25. Henerigert Mitri
26. Gjergji Cukali
27. Kristos Teta
28. Denis Meta
29. Gentian Binjaku
30. Viktor Imeraj
31. Satilno Basho
32. Marklen Haka
33. Tori Xhecuka
34. Edison Muceku
35. Albert Zaja
36. Florenc Kelmendi
37. Ardit Gjokrosa
38. Deivis Bajramaj
39. Adrian Pikli
40. Durim Bami
41. Endrit Dokle
42. Xhelal Rraja
43. Altin Morina
44. Leonard Duka
45. Erlis Duka
46. Fatmir Hyseni
47. Altin Gega
48. Drianto Bardhi
49. Fabio Ballabani
50. Elton Zalla.