Mediat kanë publikuar dosjen e SPAK ku janë zbardhur përgjimet nga Sky ECC mes bandave kriminale. Në dosje është një bisedë e zhvilluar mes Ervis Martinajt dhe Marklen Hakës. Ky i fundit i betohet Martinajt se nuk ka lidhje me vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Ndërkohë Martinaj i kërkon që të bashkëpunojë dhe ti tregojë emrat e personave që kanë marrë pjesë në vrasjen e Santiago Malkos. Në këmbim, Martinaj do ti tregonte personat që kanë qëlluar mbi hallën e tij, duke e lënë të vdekur, në tentativë për të vrarë Marklen Hakën.
“Me date 14.09.2020 shtetasi Ervis Martinaj komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe nder te tjera Markleni i betohet qe nuk ka lidhje me ngjarjen qe i ka ndodhur Ben Ndokes (vrasja e shtetasit Aleksander Ndoka). Ervis Martinaj i shprehet qe ti per mua je i mirepritur tek shtepia ime dhe hajde kur të duash e ke deren hapur, ndersa ne lidhje me Arben Ndoken as nuk e ndihmoj per të të here dem ty dhe as nuk të ndihmoj ty per ti here dem atij. Ervis Martinaj i shprehet qe nese deshiron me te ul me Arhen Ndoken ne shtepine time, te ul me te dhe jam garant. Shtetasi Marklen Haka i tregon qe ka marr vesh se Durim dhe Valteri Bami kane ardhur te te takojne dhe Ervisi i tregon qe erdhen sot Durimi dhe Valteri bashke me Behar Bajrin. Markleni i shprehet qe nuk duhet tju kesh bese dhe Ervisi i shprehet qe tani qe me kane takuar do tju ruhem me shume dhe ata e dine qe nuk ju kam bese. Ervis Martinaj i kerkon Marklenit qe mos t’i tregoje askujt qe jemi bashke ne kontakt dhe Markleni i shprehet qe edhe vete nuk e besoj qe jam duke kontaktuar me ty. Ne vazhdimesi Ervis Martinaj i dergon nje fotografi te tijen me qellim qe ta binde qe eshte ai. Vazhdon biseda ne lidhje me faktin qe Arben Ndoka i ka rene ne qafe se tek vellai i tij nuk eshte perfshire Markleni dhe se lë te kuptoje qe vrasjen mund ta kete kryer Durim Bami. Marklen Haka i tregon qe para disa ditesh ka ardhur nje person me emrin Evi (i dyshuar Elvis Gaccaj) tek Iokali i Durit dhe dyshon se ka ardhur me ato Dukajt (i dyshuar Leonard Duka) sepse kane fikur kamerat. Ne vazhdimesi Ervis Martinaj i kerkon qe te bashkepunojne, ti tregoje personat qe kane marre pjese tek vrasje e Santiago Malkos dhe ne kembim Ervisi do i tregoje personat qe kane qelluar hallen e Marklenit (ngjarje e ndodhur me date 21.09.2019). Ervisi i tregon qe personat qe te kane qelluar ty dhe kane vrare hallen jane shtetasit Jozi Ndoj dhe Gjin Ndoj dhe se kete fakt ja ka pranuar me gojen e tij shtetasi Gjin Ndoj. Ervis Martinaj i kerkon qe te bashkepunojne dhe ne kembim do ti jape Jozi Ndojin ne tave qe te hakmerret per hallen”, thuhet në dosje.