Dy shqiptarë janë arrestuar, njëri në Spanjë dhe tjetri në Itali, në kuadër të mega-operacionit të SPAK për prangosjen e emrave të njohur të botës së krimit.
Korrieri mëson se në Itali është arrestuar shtetasi Arjan Tuku. Ndërsa në Spanjë është arrestuar Denis Meta. Ky i fundit rezulton i arrestuar me drogë dhe armë në vitin 2018 gjatë një operacioni në atë kohë në Durrës.
Mbetet ende e paqartë se cilat janë akuzat e SPAK ndaj tyre.
Kujtojmë se SPAK ka lëshuar 48 urdhër arreste, mes të cilëve janë edhe tre zyrtarë policorë si dhe emra të njohur të botës së krimit si Lulzim Berisha, vëllezërit Bami, vëllezërit Duka, ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, Endrit Dokle, Plarent Dervishaj, familjarë të deputetit të PS, Eduart Ndreca e të tjerë.
22 urdhër-arrestet e SPAK të zbardhur deri tani:
1. Leonard Duka – Tiranë
2. Erlis Duka – Tiranë
3. Astrit Avdylaj – Shijak
4. Altin Avdylaj – Shijak
5. Valter Bami – Krujë
6. Durim Bami – Krujë
7. Endrit Dokle – Durrës
8. Plarent Dervishaj – Durrës
9. Arben Ndoka, ish-deputeti i PS – Lezhë
10. Xhevi Ndoka në burg, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka – Lezhë
11. Fatmir Hyseni alias ‘Doçja’ – Vlore
12. Albert Zaja, i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit – Fushë Krujë
13. Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca – Lezhë
14. Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS, Eduard Ndreca
15. Miri Bruli- Shkodër
16. Lulzim Berisha, i arrestuar në Spanjë
17. Ergert Mitri – Polic, ish-drejtori i policisë Lezhe
18. Klodian Shahini – ish punonjës policie kufitare
19. Altin Morina – Ish efektiv i RENEA-s
20. Marklen Haka
22. Arjan Tuku
23. Denis Meta