Prokuroria e Posaçme lëshoi ditën e djeshme rreth 50 urdhër arreste për kapjen e disa personave të botës së krimit pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin “Sky ECC”.
Me urdhër të SPAK, forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan një nga aksionet më të mëdha në disa qytete dhe zonat e tyre përreth.
Kontrollet u shtrinë në disa qytete dhe zona si, Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin, Durrës, Shijak, etj.
Gazetari i kronikës së zezë, Elton Qyno me anë të një statusi në facebook shkruan se dy ish-deputetë te PS janë larguar në oret e para të mëngjesit para se SPAK të lëshonte RENEA-n në terren.
Reagimi i gazetarit:
Ate qe nuk e beri dot Ervis Martinaj, e beri aplikacioni “Sky”.
Ervis Martinaj donte ti kapte te gjithe me nje dore, por nuk e arriti dot.Nuk e arriti dot as SPAK, si kapi dot.
Por “Sky” i zbuloi aman, te gjithe ne nje dore. Prej 24 oreve me ndihmen e ketij aplikacioni dy prokurore te SPAK, po gjurmojne personat e imlikuar ne krime te renda, vrasje, korrupsion, plane vrasjesh, e shume krime te tjera.
Pjesa me e madhe jane armiqte e Ervis Martinit dhe mes personave te shpallur ne kerkim eshte dhe kryetari i akademise se krimit, Durim Bami.Toni Montanen ka idhull.
Kur thoja une qe ne Sky nga mengjesi ne darke vone flitej vetem per te kryer vrasje, nuk besonte kush.
Prisni se vullkani eshte ne sperkat e para te derdhjes se llaves, akoma nuk ka shperthyer.
Dy ish deputete te PS jane larguar ne oret e para te mengjesit para se SPAK te leshonte RENEA ne teren. Aplikacioni “Sky” eshte gropa me e madhe kriminale qe une kam pare ndonjehere.
Sa here te futesh cd ne kompjuter aq here sjell arrestime. SPAK ende nuk ka hyre tek tenderat, ende nuk ka hyre ne KLGJ, tmer sistemi i drejtesise kontrollohet nga bandat.
“Sky” nxori jashte loje dhe informacionet operative te mbledhura nga policia e po ashtu nje pjese te mire te bashkepuntoreve te prokurorise.
I penduari me i madh i kesaj kohe nga korriku 2019 deri ne 2021 eshte aplikacioni “SKY“.
Ndërkohë që autoritetet po komunikojnë edhe me strukturat homologe të vendeve të Bashkimit Europian, ku besohet se fshihen një pjesë e personave të shpallur në kërkim.
Hetimet e SPAK janë vijim e të ashtuquajturës dosja Metamorfoza dhe ka bazë komunikimet e këtyre personazheve në rrjetin e enkriptuar SKY