SPAK ka ndërmarrë sot një aksion, që konsiderohet si ndër më të mëdhenjtë, për goditjen e personazheve të botës së krimit në Shqipëri.
Raportohet se SPAK ka arritur të zbardhë disa ngjarje të rënda kriminale, ndër to vrasjen e ndërtuesit Bardhok Pllanaj në Dobraç të Ri të Shkodrës, i njohur me pseudonimin “Kumbari”.
Karamuço tha në emisionin Top Talk, se në listën me 48 urdhër arreste janë edhe emrat e dy zyrtarëve të lartë të policisë, një ish zyrtar i policisë në Lezhë dhe një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit, që sipas Karamuços është i afërt me një “zëvendës kryeministër” që e ka ndihmuar fuqishëm të ngrihet në detyrë.
Pjesë nga deklarata e Karamuços:
Jemi në kuadrin e “Metamorfozës” ishte marrë vesh nga disa persona, me shumë gjasa ky operacion është i dekonspiruar, duke qenë se informacioni që do të ketë aksion të madh mbërriti që dje në telefonat tona. Megjithatë nuk e paragjykojmë. Duhet bërë një raport se sa nga ata ishin në Shqipëri dhe u larguan për shkak të operacionit.
Janë emrat e dy policëve, njëri ish drejtues i lartë i Qarkut Lezhë, dhe një tjerë në Policinë e Shtetit. Janë dy por emrat e tyre nuk kanë dalë, kam përshtypjen duhet të jenë arrestuar. Në listën me 48 emra janë edhe këta. Janë të tjerë që priten në ditët por edhe javët në vijim. Kjo është “Metamorfoza 2”, dhe dyshi qenka më e madhe edhe sa njëshi.
Me emrat e përfshirë dhe zonat në të cilën kanë peshë të konsiderueshme, roli i tyre lidhet me politikanë. Njëri prej tyre, një polic aty dihet që ka pasur lidhje shumë të fuqishme me një politikan të lartë, deri në zv.kryeministër. Fakti që zv.kryeministri e mbështeste nuk do të thotë se e dinte çfarë bënte ky