Në mesin e personave që janë vënë në pranga me urdhër të SPAK, është dhe biznesmeni Mir Brruli, i afërm i Pëllumb Gjokës. Ky i fundit ka qenë një prej personave të parë që është arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza, pas zbulimit të mesazheve në aplikacionet e koduara.
Mir Brruli, njësoj si Gjoka, është i dyshuar për disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në veri të vendit. Arrestimi i tij është kryer nga forcat e policisë vendore rë Shkodrës, ndërsa operacioni po udhëhiqet nga SPAK.
Nga 50 urdhër-arrestet e lëshuar nga SPAK, në pranga ka rënë edhe biznesmeni nga Velipoja në Shkodër Mir Bruli.
Pak kohë më parë një prej bizneseve të Mir Brulit në pjesën e Vilunit në plazhin e Velipojës u shemb nga IKMT si ndërtim pa leje. Mir Bruli është i njohur për bizneset në plazhin e Velipojës, lokale, restorante dhe hoteleri ndërsa është i dyshuar nga SPAK si i përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale.
Arrestimi i tij është bërë në orët e mëngjesit të sotëm nga forca të shumta policie të cilët bënë të mundur prangosjen e biznesmenit.