Artan Hoxha ka komentuar dorëzimin e Azgan Mernicës, personi që qëlloi për vdekjen efektin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia.
Hoxha tha se video që qarkulloi në rrjetet sociale dhe media, ku të afërmit përcillnin autorin e krimit të rëndë, me fjalë motivuese është një ngjarje skandaloze.
“Të trishton, jo vetëm mënyra e dorëzimit, që janë skena të tilla. Video është filmuar nga familjarët dhe është filmuar sepse ndonjëherë del lajmi që arrestohet filani.
Audio e asaj, ai oficeri që është vrarë, babai i tij oficer policie… është si thirrje për “zgjidheni vetë”. Nuk gjej dot mënyrë ta trajtoj një njeri për vrasje.
Skema është bërë që ka kryer vrasje për vetëmbrojtje, por ai e ka qëlluar mbrapa koke. Thotë kujtova se më shau. E keqja është në sy të nënës, vrasja. Një vëlla tjetër e ka në burg për vrasje. Kjo video, doli deputeti e mbrojti, tha janë qëndrestarë. Ne si shoqëri, nuk mund të krijojmë këtë. Ka ndodhur një krim, është vrarë një 28 vjeçar, punonjës policie.
Një pastruese në Ksamil paguhet më shumë se një polic, që merr 520 mijë lek të vjetra dhe ta vrasin në mes të rrugës. Guximi si është vrarë pa asnjë motiv… U tha se ka ndejtur në mal dhe pyll, është mashtrim. Ai është strehuar mirë. Por atje vajti RENEA. Forcat instruktohet, kemi një person të armatosur që ka vrarë një oficer. Forcat speciale marrin edhe urdhërin, është edhe repart i eleminimit. Kështu e kanë dorëzuar.
Skena që u dëshmua është tronditëse për shoqërinë, të përcillet sikur po shkon në Hagë. Ai ka vrarë punonjës policie dhe reagimi ishte i frikshëm. Ky lëviz i armatosur dhe reagimin e ka maksimal. Nga i buron guximi? Uroj që familjarët e të ndjerit të mos e kenë parë këtë video”, tha Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.