Vrasja e shqiptares në Greqi/ 50-vjeçari nga Vlora akuzohet se kreu krimin
Zbardhet identiteti i autorit të dyshuar të krimit, për vrasjen e 40-vjeçares shqiptare në Greqi.
Mësohet se bëhet fjalë për Eduart Danaj, 50 vjeç, nga Vlora, i cili është burri i viktimës, ndërsa është shpallur në kërkim.
Sipas informacioneve, 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj, nga Vlora, kishte bërë dy denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj.