Numri i lindjeve për tremujorin e parë të vitit 2024 është 5,056, duke shënuar një rënie me 6.8%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023, ndërsa numri i vdekjeve është 5,537, duke shënuar një rënie prej 5.2%. Sipas Monitor, shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e parë 2024 regjistron 481 vdekje më shumë se sa lindje.
Qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 475 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 217 vdekje më shumë se sa lindje. Qarku me numrin më të lartë të vdekjeve është Tirana me 1,454 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Kukësi me 139 vdekje. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1,929 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 74 lindje.
Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2024, krahasuar me tremujorin e parë 2023 e ka qarku i Elbasanit me 2.0%, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Vlorës me 21.1%.