I riu Emiliano Frroku, i cili humbi jetën teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin, punonte në të zezë dhe nuk ishte i siguruar.
28-vjeçari ka qenë duke u ngjitur me vinçin e mallrave nga ku është shkëputur kavoja duke rënë poshtë bashkë me të.
Objekti ishte në ndërtim, por sipas burimeve kati i 9-të dhe i 10-të po ndërtoheshin pa leje. Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim 3 persona ndërkohë që vijojnë hetime.
Nën hetim është vënë edhe Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Lezhe dhe Policia vendore për të parë veprimet dhe mosveprimet.