Sali Berisha: Djali i këshilltarit të Ballukut , Florion Serjani aksidentoi për vdekjen këmbësorin, ministrja ndërhyri që policia të fshihte ngjarjen
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një denoncim të fortë që implikon zv.kryeministren dhe Ministren e Energjisë Belinda Balluku.
Sipas denoncimit të mbërritur tek Berisha, djali 18-vjeçar i këshilltarit të Ballukut, Florion Serjani, ka askidentuar për vdekje një person me makinën e Ministrisë së Infrastrukturës. Po ashtu, në denoncim, theksohet se me ndërhyrjen e ministres Balluku kjo ngjarje është mbyllur dhe fajtori është liruar.
Berisha shkruan se aksidenti ka ndodhur në Vlorë dhe Policia e ka fshehur ngjarjen pasi ndërhyrjes së Ballukut.
Më poshtë denoncimi i Berishës:
Balluku fsheh vdekjen e 18 vjeçarit. Krim i shëmtuar!
Dënoj me ashpersinë më të madhe këtë ndërhyrje kriminale të Ballukut për të fshehur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi.
Miq, ju ftoj të lexoni mesazhin e plotë të qytetarit digjital
Makina e ministrise se infrastruktures tipit tuareg, ne drejtimin e djalit 18 vjecar te keshilltarit te Ballukut, Florion Serjanit, ne shkelje te plote ka drejtuar mjetin dhe ka aksidentuar nje person ne aksin fier vlore duke shkaktuar vdekjen.
Ngjarja eshte mbajtur e fshehte dhe me nderhyrjen e ministres Balluku kjo ngjarje eshte mbyllur dhe fajtori eshte liruar.
Une kam disa pyetje ketu per Ballukun:
Cdonte makina e ministrise qe drejtohej nga djali i keshilltarit tuaj?
Me cfare te drejte keni fshehur ngjarjen ?
Cilat jane masat e mara nga ana juaj lidhur me ngjarjen?
A keni nderhyre drejtperdrejt apo terthorazi per te mbuluar skandalin e ministrise tuaj?
A keni nderhyre tek autoritetet per mbylljen e ngjarjes me pasoje vdekjen e nje personi ?
A keni konsumuar vepren penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshem ?