Tragjedia në Shkodër, gjendet edhe trupi i djalit 3 vjeç në lumin Buna.
Lajmi u konfirmua nga drejtues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Kërkimet vazhdojnë për gjetjen e nënës së tre fëmijëve.
Pasditen e së hënës u gjet trupi i pajetë i vajzës së dytë të familjes.
Vajza 8-vjeçare u gjet rreth 100 m larg nga ura e vjetër e lumit Bunë ku dyshohet se 39-vjeçarja dhe tre fëmijët u hodhën në lumë.
Ndërsa trupi i vajzës 9 vjeçare u gjet ditën e diel nga një peshkatar i zonës.