Zbulohet një shtëpi bari në Tepelenë, më konkretisht në zonën e Kurveleshit. Pas disa informacioneve që ishin siguruar, Policia ka ndërmarrë një aksion duke gjetur kanabis në një ambient të mbyllur, që rëndom cilësohet si “shtëpi bari”. Banesa (e pabanuar) ishte përshtatur si fermë kanabisi, u gjetën 230 rrënjë kanabisi, por edhe llampa për kultivimin e këtyre bimëve. Lidhur me ngjarjen, aktualisht në Komisariatin e Policisë janë shoqëruar 5 persona që dyshohet se kanë dijeni lidhur me ngjarjen, por deri më tani nuk janë bërë me dije emrat e tyre.
Ndërkohë, aksioni vijon për të identifikuar të gjithë të përfshirët në këtë veprimtari kriminale.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tepelenë/Informacion paraprak
Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa në terren apo në ambiente të mbyllura me llamba, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokaster kanë intensifikuar kontrollet.
Si rezultat i kontrolleve dhe inteligjencës policore shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në rrugën e fshatit Veliqot kanë zbuluar një ambient (shtëpi e pabanuar) të përshtatur me llamba që furnizoheshin me energji elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa në vazo. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit. Në përfundim të veprimeve të para do ketë informcion më të detajuar. Ndërkohë shërbimet e policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambientet e mbyllura.
Aktualisht, gjatë kontrolleve të Policisë në një tjetër banesë në Tepelenë janë zbuluar një pajisje kriptomonedhash, (minë bitcoin-ash). Njëjtë si me fermën e barit, edhe në këtë banesë, Policia ka pikasur se ka pasur një mbifaturim të energjisë elektrike. Pikërisht ky debat duket se i ka “fundosur” shkelësit e ligjit që tashmë duhet që të përballen me drejtësinë