Ferhat C. është një nga personat më të kërkuar sot në Europë. Turku akuzohet për vrasjen e shqiptarit Alonso Hysneli, i njohur ndryshe edhe si Roels Hysneli. Ngjarja e rëndë ndodhi pesë muaj më parë në Gjermani dhe tronditi opinionin publik. 27-vjeçari nga Burreli mendohet se u ekzekutua me një plumb në kokë për shkak të konflikteve për çështjen e drogës.
Por sot, gazeta BILD ka zbuluar detaje të tjera. Media gjermane shkruan se Ferhat C. është një ‘peshk i madh’ në botën e nëndheshme të trafikut të drogës dhe se është përfshirë disa herë në tentativa vrasjeje. Një nga këto raste është regjistruar në prill të vitit 2016, kur ai shkoi të merrte të fejuarën e tij nga një disko.
Aty nisi një sherr me një futbollist boshnjak që luante për ekipin e St. Paulit. Në sherr e sipër, turku nxorri nga brezi një pistoletë të artë dhe e qëlloi disa herë. Si pasojë lojtari boshnjak, që luante me të rinjtë e vendit të tij, mori një plumb në organin e tij gjenital.
Autori Ferhat K. është dënuar me pesë vjet e gjysmë burg për krimin në penis për vrasje të mbetur në tentativë, lëndim të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Por edhe pse krimi ka ndodhur në vitin 2016, ende nuk ka ndëshkim. Mendohet se 30-vjeçari aktualisht po fshihet në Gjermani.