Janë zbardhur detaje nga përleshja mes Andri Ibrahimajt, bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj. WEBLAJM shkruan se ngjarja ka ndodhur më 20 Nëntor 2023 pranë lokalit ‘Te Bacja’ që është në emër të Andri Ibrahimajt dhe ndodhet pranë Pazarit të Ri në Tiranë.
Sipas dosjes së Prokurorisë së Tiranës, konflikti mes tyre ndodhi pasi Eri Koshaj e kishte ofenduar rëndë nga bashkëshortja Andri Ibrahimajn. Ky motiv i konfliktit fizik konfirmohet edhe nga bisedat e regjistruara në WhatsApp të zhvilluara ndërmjet shtetases Teuta Rino (nëna e Andri Ibrahimaj) dhe shtetasit Eri Koshaj.
Të dy më pas kanë qëlluar njëri-tjetrin me grushte. Koshaj pretendon se u godit nga Ibrahimaj me thikë apo me send të mprehtë. Prokuroria thotë se Koshaj ka pësuar dëmtime fizike në pjesën e fundshpinës, jo të rrezikshme për jetën, por që hyjnë në kategorinë e dëmtimeve deri në 9 ditë. Nga ana tjetër, bashkëshorti i ministres Ibrahimaj pretendon se nuk e ka goditur me mjet të mprehtë dhe se të dy janë dëmtuar pasi u rrëzuan përtokë kur u konfliktuan. Por, nga akt-ekspertimi rezulton se drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Kredive kishte pësuar dërmishtje me përmasa 3×3 cm të shkaktuara nga një mjet prerës.
Në dosje thuhet gjithashtu se motivi i pretenduar nga ana kallëzuesit Eri Koshaj, se është goditur për shkak të detyrës, për arsye se shtetasi Olsi Meneri, shok i Andri Ibrahimaj, ishte shkarkuar nga detyra në institucionin që drejton Eri Koshaj, përvec deklarimeve të dhëna nga kallëzuesi nuk rezulton të jetë i mbështetur në prova të tjera. Vetë Meneri ka mohuar që të jetë ankuar tek shtetasi Andri Ibrahimaj për largimin e tij nga detyra apo ta ketë shtyrë atë që të konfliktohej me Eri Koshajn.
Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e çështjes me motivin “goditje për shkak të detyrës” dhe e ka klasifikuar ngjarjen si dëmtime të tjera me dashje dhe fyerje.
Detaje nga dosja:
Nga provat e administruara në fashikullin hetimor, rezulton se në datën 20.11.2023, rreth orës 09:30, në rrugën “Tefta Tashko-Koço” përballë lokalit “Te Bacja”, që administrohet nga shtetasi Andri Ibrahimaj, kallëzuesi Eri Koshaj është konfliktuar fizikisht me shtetasin Andri Ibrahimaj (personi i kallëzuar), ku si pasojë e goditjeve Eri Koshaj ka pësuar dëmtime në trup që hyjnë në kategorinë e dëmtimeve deri në 9 ditë. Konflikti fizik midis këtyre shtetasve dhe goditjet nuk rezultojnë të jenë kryer për shkak të detyrës.
Sipas Prokurorisë, Eri Koshaj në momentin që ka ndodhur konflikti nuk ka qenë në kryerje e sipër të detyrës së tij. Së dyti ka qenë shtetasi Eri Koshaj i cili ka shkuar përballë lokalit “Te Bahçja” që administrohet nga shtetasi Andri Ibrahimaj dhe konflikti fizik ndërmjet tyre ka ndodhur përballë lokalit dhe jo pranë vendit të punës se shtetasit Eri Koshaj.
Sipas shtetasit Andri Brahimaj, ky i fundit e ka goditur shtetasin Eri Koshaj për shkak se ai e ka ofenduar rëndë nga bashkëshortja. Ky motiv i konfliktit fizik konfirmohet edhe nga bisedat e regjistruara në ËhatsApp të zhvilluara ndërmjet shtetases Teuta Rino (nëna e Andri Ibrahimaj) dhe shtetasit Eri Koshaj.
Motivi i pretenduar nga ana kallëzuesit Eri Koshaj, se është goditur për shkak të detyrës, për arsye se shtetasi Olsi Meneri, shok i Andri Ibrahimaj, ishte shkarkuar nga detyra në institucionin që drejton Eri Koshaj, përvec deklarimeve të dhëna nga kallëzuesi nuk rezulton të jetë i mbështetur në prova të tjera. I pyetur në lidhje me këtë ngjarje, shtetasi Olsi Meneri ka mohuar që të jetë ankuar tek shtetasi Andri Ibrahimaj për largimin e tij nga detyra apo të ketë shtyrë atë që të konfliktohej me shtetasin Eri Koshaj. Gjithashtu, nga bisedat e regjistruara dhe depozituara nga ana e kallëzuesit Eri Koshaj, nuk rezulton që shkaku i konfliktit fizik të ketë qenë detyra e kryer nga ana shtetasit Eri Koshaj.
Kallëzuesi Eri Koshaj ka depozituar një USB ku ka regjistruar disa biseda të kryera me
shtetasen Tuta Rina, biseda të kryera në aplikacionin ËhatsApp dhe disa biseda ambientale të zhvilluara ndërmjet tyre në një ambient kafeneje.
Bisedat e kryera në aplikacionin ËhatsApp janë printuar dhe nga leximi i përmbajtjes së tyre rezulton se Teuta Rino bisedon me shtetasin Eri Koshaj në lidhje me këtë ngjarje duke u shprehur e shqetësuar se përse kjo ngjarje kishte ndodhur dhe duke i kërkuar falje e kishte këshilluar që të dy djemtë të mos grindeshin me njëri-tjetrin, pasi ajo i konsideronte ata si dy vëllezër. Gjithashtu gjatë bisedave evidentohet fakti se grindja kishte ndodhur për shkak se Eri Koshaj i kishte sharë bashkëshorten shtetasit Andri Ibrahimaj dhe se në grindje e sipër ky i fundit e kishte goditur me gozhdë.
Biseda ambientale e regjistruar nga vetë shtetasi Eri Koshaj e kryer me shtetasen Teuta Rino, nëna e Andri Ibrahimaj, duket se është kryer në një ambient publik kafene.
Nga bisedat dy personat flasin për një person të tretë Olsi ku duket se të dy e njohin shumë mirë dhe gruaja e këshillon Eri Koshajn që “Olsin do ma mbash mirë”. Në lidhje me këto biseda nuk vërtetohet data se kur është kryer regjistrimi i tyre.
Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e cështjes “goditje për shkak të detyrës” dhe e ka klasifikuar ngjarjen si dëmtime të tjera me dashje dhe fyerje. Këto dy vepra penale nuk hetohen nga Prokuroria, por ndiqen nga viktimat në gjykatë.