“Gropa e zezë” Air Albania 5 vjet pa dorëzuar bilanc ! Shteti shqiptar “pa brekë” përballë “sulltanëve” të kompanisë dhe haremit të tyre
Air Albania është një ndër rastet më të çuditshme në vend ku kompania shkel ligjin me të dyja këmbët dhe as saj dhe as CEO-s nuk i hyn gjemb në këmbë.
Më herët, Korrieri ka shkruar mbi bëmat e kompanisë dhe drejtorit Sinan Dilek, ndërsa rezulton se edhe pse jemi në fund të prillit, kompania nuk dorëzon bilancin e saj prej disa vitesh.
Për herë të fundit, Air Albania ka dorëzuar bilancin e saj për vitin 2018, ndërkohë që jemi në vitin 2024 dhe nuk ka asnjë gjurmë të bilancit.
Kompania është në bashkëpronësi me shtetin shqiptar, por pavarërsisht kësaj, AlbControl që ka 10% të aksioneve nuk detyron sot “sulltanët” turq në krye të Air Albania që të dorëzojnë bilancin për shkak edhe të lidhjeve të errëta të aksionerëve të tjerë shqiptarë dhe ndikimit Turqisë.
Disa javë më parë, kompania ka patur probleme me anulimin e shpeshtë të fluturimeve nga Tirana për në destinacione të tjera dhe anasjelltash, ndërkohë që ndryshe nga sa ishte premtuar, as që bëhet fjalë për linja të reja në drejtim të Amerikës.
Përballë Air Albanias dhe turqve duket se kanë ulur pantallonat tatimet, doganat, Ministria e Infrastrukturës, qeveria dhe vetë kryeministri Rama, ndërkohë që “sulltanët” në krye të kompanisë dhe haremi i tyre po bën qejf me paratë e shqiptarëve duke mos i dhënë llogari askujt.
Më poshtë, gjeni shkrimet e Korrierit në lidhje e gropën e zezë të quajtur Air Albania
IN ENGLISH
Air Albania is one of the strangest cases in the country where the company breaks the law with both feet and neither it nor the CEO gets a thorn in the side.
Earlier, the Gazeta Korrieri wrote about the achievements of the company and director Sinan Dilek, while it turns out that even though we are at the end of April, the company has not submitted its balance sheet for several years.
For the last time, Air Albania submitted its balance sheet for 2018, while we are in 2024 and there is no trace of the balance sheet.
The company is co-owned by the Albanian state, but despite this, AlbControl, which has 10% of the shares, does not force the Turkish “sultans” at the head of Air Albania to hand over the balance due to the dark connections of other Albanian shareholders and the influence of Turkey. .
A few weeks ago, the company had problems with the frequent cancellation of flights from Tirana to other destinations and vice versa, while contrary to what was promised, there is no question of new lines towards America.
In front of Air Albania and the Turks, taxes, customs, the Ministry of Infrastructure, the government and Prime Minister Rama himself seem to have lowered their pants, while the “sultans” at the head of the company and their harem are having fun with the Albanians’ money without being accountable to anyone. .
Below, find the Korrieri’s writings about the black hole called Air Albania/ Korrieri