Rreth 44 milionë njerëz ndoqën dje spektaklin e eklipsit total diellor.
Ky fenomen i rrallë që mori vëmendjen e gjithë botës, ishte i dukshëm në Meksikë, SHBA dhe Kanada, me shumë vizitorë që dynden në këto rajone për të përjetuar pamjen e rrallë në historike.
Mazatlán, në bregun e Paqësorit të Meksikës, ishte qyteti i parë që përjetoi magjinë e ekslipsit. Spektakli i ekslipsit diellor zgjati rreth 4 minuta.
BBC raporton disa nga ndyshimet që u vunë re gjatë këtij fenoimeni të rrallë.
Stafi i kopshtit zoologjik të Teksasit tha se disa kafshë ndryshuan sjellje.
Në disa zona, temperaturat u ulën brenda pak minutash, ndërsa në Arkansas çiftet shfrytëzuan rastin për t’u martuar në një ceremoni masive martese.
Më shumë se 350 çifte morën vendimin për të kurorëzuar dashurinë e tyre në ceremoninë masive pak para eklipsit total. Një çift kurorëzoi dashurinë drejtpërdrejt në CNN gjatë eklipsit total diellor në Vermont.
Sa i rrallë është një eklips total diellor?
Eklipset diellore në vetvete nuk janë aq të rralla në fakt, ka rreth dy deri në katër që ndodhin çdo vit. Por mundësia për të parë një eklips të plotë diellor është shumë më e rrallë. Toka është mjaft e madhe dhe pjesa më e madhe e saj është e mbuluar nga oqeane.
Në fakt, ky është eklipsi i parë diellor në këtë shekull që është i dukshëm në të tre vendet e Amerikës së Veriut, SHBA, Kanada dhe Meksikë.