Tre shqiptarë janë shpallur në kërkim për vrasje në Britani, e për këtë autoritetet ofrojnë 10 mijë paund shpërblim për këdo që ka informacion.
Kevin Vuçini, 25 vjeç, Brigen Qarrica, 21 vjeç dhe Rrezon Cengu, 22 vjeç, janë në kërkim për një vrasje brutale me armë gjahu të 30-vjeçarit Ben Daly në Midlands.
Mediat britanike shkruajnë se ata mund të jenë në Londër, e për këtë kanë nxjerrë njoftim për shpërblim për këdo që ka informacion.