Banka më e madhe tregtare e Etiopisë po përpiqet të rikuperojë shuma të mëdha parash të tërhequra nga klientët pas një defekti në sistem.
Klientët zbuluan se mund të merrnin më shumë para se sa kishin në llogaritë e tyre në Bankën Tregtare të Etiopisë (CBE). Sipas BBC, më shumë se 40 milion dollarë u tërhoqën ose u transferuan në banka të tjera.
U deshën disa orë që institucioni të ngrinte transaksionet dhe të frenonte rrjedhjen e para. Shumica e parave u tërhoqën nga CBE në pronësi të shtetit nga studentët.
Lajmet për defektin u përhapën nëpër universitete kryesisht përmes aplikacioneve të mesazheve dhe telefonatave.