
Vettingu përjashton përfundimisht nga sistemi i drejtësisë Zegjine Sollakun, bashkëshorten e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku.
Sollaku e cila ishte gjyqtare e Gjykatës së Apelit të Tiranës u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 08 gusht 2021 pasi nuk justifikonte pasurinë.
Të njëjtin fat pati dhe dje (28 shkurt 2024). Kolegji i Posaçëm i Apelimit, la në fuqi vendimin e KPK. Trupi gjykues – i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare – mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit ankimimin e Zeqine Sollakut kundër vendimit të KPK dhe në përfundim të gjykimit në mënyrë unanime, vendosi:
“Lënien në fuqi të vendimit nr. 416, datë 08.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Zegjine Sollaku”
Gjatë shqyrtimit KPK tha se Sollaku nuk justifikonte 7 milionë lekë të ardhura. Në KPK gjyqtarja u mbrojt nga bashkëshorti i saj, Theodhori Sollaku, i cili aktualisht ushtron profesionin e avokatit. Sollaku ka mbajtur detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë 2002 – 2007.