Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ftoi sot vendet e Ballkanit për një bashkëpunim të mundshëm për prodhimin e municioneve, për të cilat Ukraina ka nevojë në përballjen e saj me agresionin rus.
Ai e bëri këtë propozim në samitin e mbajtur në Tiranë, ku morën pjesë vendet e Europës juglindore.
Deklarata e përbashkët, e miratuar në fund të takimit, i bënte ndërkohë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të rrisë fuqishëm mbështetjen për Ukrainën.
Ndërsa kjo foto, ku Zelensky shikon presidentin serb Aleksandër Vuçiç në samitin e Tiranës po kthehet shumë shpejt virale në rrjetet sociale.
Serbia është vendi i vetëm evropian që është rreshtuar pro Rusisë.