Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky pritet të mbërrijë sot për herë të parë në një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Raportohet se masat e marra për të garantuar sigurinë e vizitës së tij, si dhe mbarëvajtjen e Samitit për Ukrainën që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë.
Fillimisht parashikohet një takim në kryeministri mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Ukrainës. Më pas do t’i drejtohen pallatit të kongreseve nga ku në këtë tapet të kuq do të mbërrijnë në Samitin e organizuar nga Qeveria Shqiptare, 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore.
Pjesa e parë e samitit do të jetë e hapur nga kjo sallë për të vijuar me dyer të mbyllura e më pas konkluzionet do të jepen në një konferencë për shtyp.
Zelensky ndodhet aktualisht në Arabinë Saudite, dhe pritet të mbërrijë në Tiranë gjatë orëve të natës.