Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Ndaj tij tani është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” pasi ka kaluar afatet e paraburgimit.
Ndërkohë që autoritetet kanë ekzekutuar menjëherë vendimine Gjykatës së Posçme që e nxirrte atë nga qelia dhe duke e dërguar në arrest shtëpiak. Në pamjet e transmetuara shihet një automjet policie që e transporton sipas procedurave nga qelitë e burgut të Durrësit drejt shtëpisë së tij. Nga pamjet shihet edhe momenti kur Dako takohet me familjarë të tij.
Sjellim në vëmendje se Dako u arrestua më 6 qershor të vitit të shkuar pasi akuzohej për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për leje ndërtimi dhe tendera për një pallat të dëmtuar nga tërmeti 2019.