Zbulohet vendi ku banon ish-zv.kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj. Adresa është: Viale Stefano Franscini 11 6900, Lugano, Sëitzerland (Zvicër). Kontrata e lobimit, e cila është publikuar nga “Birn” zbulon vendin nga ku është bërë kërkesa e Arben Ahmetaj, dërguar në Uashtingon nga kompania “Prism Strategy”.
Në dokument, shkruhet e zeza në të bardhë, se adresa ku banon Ahmetaj është në Lugano të Zvicrës.
DOKUMENTI
Sipas dokumentit, më 25 janar 2024, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nënshkroi një kontratë me vlerë 150 mijë dollarë për të informuar qeverinë amerikane për pretendimin se akuzat e ngritura ndaj tij në Shqipëri. Pikërisht ky dokument, zbuloi edhe vendin ku jeton ish-zyrtari i lartë i qeverisë shqiptare, edhe pse vetë gjatë intervistës në “Çim Peka Live”, preferoi që të mos jepte shumë detaje për vendndodhjen e tij.
“A e dini ju se banesa ku jetoj aktualisht është në pronësi të qytetit ku jetoj, ka dokumentacion për këtë që po iu them. Është e verifikueshme,”-tha Ahmetaj.
Gazeta duke përdorur Google Maps, ka shkëputur foton e godinës, ku raportohet se banon Ahmetaj.
Pra, siç duket edhe nga pamjet, Ahmetaj banon në të njëjtin objekt ku ndodhet selia e “Societe Generale Bank”, bankë e nivelit të dytë, e cila më parë ka pasur degën e saj në Shqipëri. Por që prej vitit 2019, ka shkëputur shërbimet në Shqipëri. Megjithatë nuk dihet nëse ka qenë vetë Ahmetaj ai që e ka bërë zgjedhjen e banesës së tij, apo ka qenë vendim i zyrtarëve të bashkisë ku ai ka zgjedhur të strehohet pas largimit nga Shqipëria.
Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023. Ai akuzohet për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bëhet fjalë një dosje voluminoze ku ai akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit.