Ka dalë fotoja e personit i cili masakroi një të moshuar në Greqi duke e goditur 10 herë me thikë.
Klodian Saliaj kishte hyrë në banesën e 73-vjeçarit për të grabitur dhe u përball me të moshuarin ku e plagosi shumë rëndë.
Nga të dhënat e policisë 25-vjeçari Klodian Saliaj nga Armeni i Vlorës shoqëroj me mikun e tij 18-vjeç, Xheladin Bejaj .
Të dy shqiptarët thyen si fillim xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Emfia ndërkohë që 25-vjeçari hyri në shtëpi shoku i tij po e ruante. Saliaj e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.
Viktima arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste ndihmë, duke u shembur në shtëpinë më të afërt që gjeti.
73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni por në fund u gjykua e nevojshme të transportohej me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës.
Më në fund, dy shqiptarët u arrestuan pasditen e së enjtes nga efektivët e Sigurisë së Argostolit dhe Ekipi për Parandalimin dhe Shuarjen e Krimit (OPKE) të Kefalonisë.