Anita Haradinaj sërish është vënë në qendër të kritikave të njerëzve, sidomos pasi ajo komentoi se Shqipe Hysenin, konkurrente në Big Brother VIP Kosova, se është 32 vjeç dhe e virgjër.
Anita dhe Shqipja patën një përplasje, pasi konkurrentja i tha opinionistes që të mos flasë kot kur nuk i sheh. Opinionistja, nga ana tjetër, iu referua debateve të Shqipes me Albën, duke i thënë:
“Të gjykosh Albën që rri nëpër lavanderi dhe është 22 vjeç…Shqipe, për ty që je 32 vjeç dhe të thuash që je e virgjër, ç’të themi pastaj”, tha Anita.
Shqipja e pyeti se ç’lidhje kishte komenti i saj me virgjërinë dhe Anita vijoi: “Alba është totalisht në komoditetin e vet, të moshës së vet”.
“Kjo e justifikon?”, pyeti Shqipja, për të marrë përgjigjen e Anitës: “Pse, do të justifikoj Shqipen, 32 vjeç, të virgjër?”, duke shtuar se Shqipja e ka lodhur me moralizma.
“E kam moralin shumë të lartë”, u shpreh Shqipja dhe Anita ia priti: “S’ke fare moral moj, se ti bën thashetheme dhe intriga gjithë ditën. Ku është morali tek ty Shqipe?”.
Pas komentit të opinionistes, njerëzit menjëherë kanë komentuar duke u shprehur: “Nuk mund t’i bëhet gjyq dikujt për virgjërinë”;
“Virgjëria është çështje personale. Jo 32, por 40 e 50 mund të jetë dikush dhe e di vetë se ç’bën”;
“Është totalisht puna e Shqipes nëse ka vendosur të jetë e virgjër deri në këtë moshë”;