
Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” kanë sulmuar kompaninë ajore “Air Albania”. Ata njoftojnë se kanë akses tek të gjitha të dhënat e kompanisë.
Hakerët nuk japin shumë detaje, por paralajmërojnë se shumë shpejt do publikojnë të tjera informacione lidhur me sulmet e tyre.
Hakerët e Homeland Justice kanë vërtetuar edhe njëherë sesa e lehtë është të vidhen të dhënat e shqiptarëve.
“Air Albania u hakerua nga Drejtësia e Atdheut
Të dhënat e Air Albania tani janë në dorën tonë. Ekipi i Drejtësisë së Atdheut ka akses në të dhënat e tij. Më pas i hoqëm të dhënat “që zinin hapësirë” nga serverët e tij. Të gjitha bizneset dhe personat juridikë janë të sigurt nëse nuk mbrojnë dhe mbështesin terroristët e huaj me bazë në Durrës.
www.airalbania.com.al
Prisni lëvizjen tonë të radhës…“- shkruhet në mesazhin bashkangjitur një video ku tregojnë sulmin ndaj kompanisë “One Albania”.
