Emiliano Jakupi është 33-vjeçari shqiptar i arrestuar për sulmin ndaj 3 shtetasve grek të ndodhur ditën e djeshme në athinë.
Ndërsa në kërkim është shpallur dhe shoku i tij Nadi idrizi, një 37-vjeçar nga Vlora.
Përmes avokates së tij Matina Markou, Emilianp jakupi është shprehur se :”Ishte një sherr rruge. Unë godita me pëllëmbë. Nuk e prisja që tjetri të godiste me armë”.
Duke folur për “Kathimerin” avokatja Markou ka treguar dhe versionin e ngjarjes sipas të riut shqiptar.
Markou u shpreh se klienti i saj është dorëzuar vullnetarisht. Sipas saj 33-vjeçari mohon të jetë përfshirë në këtë episod dhe shprehet i habitur nga reagimi i shokut të tij. Markou ka shtuar se Jakupi ka pasur lidhje miqësore me Nardi Idrizin 7 muajt e fundit dhe të premten mbrëma kishin dalë së bashku, fillimisht në zonën e Vrilissit (ku u gjet edhe fuoristrada me të cilin po udhëtonin) dhe më pas në Gazi, për tu argëtuar.
Sipas avokates, teksa po dilnin nga një klub, makina ra në një pellg, me pasojë që viktimat e sulmit që ndodheshin në vendngjarje të lagen. Ata janë kundërpërgjigjur dhe ka ndodhur një sherr, gjatë së cilës autori i shpallur në kërkim ka nxjerrë armën dhe ka plagosur rëndë tre prej tyre. Markou pohon se klienti i saj nuk e dinte që i bashkëakuzuari i tij ishte i armatosur dhe përpiqet të ndajë pozicionin e tij nga ngjarjen e përgjakshme.
Ajo shton gjithashtu se 33-vjeçari ka precedentë të pastër penalë dhe nuk ka asnjë lidhje me qarqet e kriminelëve, siç u raportua në 48 orët e mëparshme. Ndërkohë sipas mediave greke, Jakupi ka precedentë penalë për drogë, vjedhje makinash dhe vjedhje banesash. Ndërkohë kërkohej dhe për vrasjen e Pëllumb Islamit.