Sokol Mjacaj, vrasësi i Arben Lleshit brenda burgut të Peqinit ka refuzuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Përpara hetuesve, që po punojnë për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, Mjacaj ka zgjedhur të heshtë.
Kjo i ka shtuar më tepër dyshimet se Mjacaj mund të jetë porositur nga persona të tretë për të kryer vrasjen e Lleshit.
Ky i fundit, është ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe djegien e trupit të një bashkatdhetari në Britaninë e Madhe.
Hetuesit janë përqëndruar te mënyra se si pistoleta me mulli e përdorur nga Mjacj hyri në ambientet e burgut si dhe te fakti se në muajin qershor të këtij vitit, Mjacajt iu gjet në qeli një telefon celular.
Për këtë ngjarje të rëndë kanë përfunduar në pranga 13 zyrtarë të burgut të Peqinit mes të cilëve dhe drejtori i komanduar, Kamber Hoxha.