![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2023/12/640-0-900-0-1701447891xberisha-799-1702382977.jpeg)
Arrestimi ose jo i Sali Berishës për akuzën e “korrupsionit pasiv” për privatizimin e ish-kompleksit Partizani është në dorën e Parlamentit.
Vetë ish-kryeministri në një konferencë për mediat tha se do të respektojë çdo lloj vendimi që Kuvendi do të marrë, pasi SPAK kërkoi ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij nga “Detyrim Paraqitje” në “Arrest Shtëpie” ose “Arrest në burg”.
Berisha tha se deri më tani ka refuzuar që të zbatojë masën e sigurisë për shkak se drejtësia e re kishte kapërcyer kompetencat e Kuvendit. Mirëpo, kur tashmë ka një kërkesë drejtuar parlamentit, atij nuk i mbetet që tjetër veç se ta respektojë dhe është shprehur i gatshëm për ta votuar që nesër.
“Në vitin 2012 Berisha ka dërguar në Parlament abrogimin nga Kushtetuta të çdo lloj mbrojtje të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe ky ligj i qeverisë është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga Rama dhe është lejuar vetëm hetimi i deputetëve. Unë kam deklaruar se jam i gatshëm që ta votoj këtë ligj dhe sot dhe nuk kam asnjë kundërshtim, nëse unë nuk kam pranuar urdhrin e gjykatës dhe të SPAK nuk kam pranuar se ajo është shkruajtje e kushtetutës, ka mbrojtur parlamentin dhe pushtetin e tij dhe jo Sali Berishës, kam refuzuar që të zbatoj një urdhër të SPAK nga një gjykatës krejtësisht në shkelje të kushtetutës, sa i përket konsistencës sime ndaj këtij propozimi, ajo qëndron, unë jam që deputetët të mos kenë asnjë lloj dallimi nga qytetarët e thjeshtë, kjo është një kërkesë normale dhe do ta lexoj ftesë, por në parim jam 100% dakord, ajo është mbrojtje e parlamentit, nuk kam mbrojtur Sali Berishën, e votoj që nesër nuk kam asnjë kundërshtim”, tha Berisha.