Filmi “5 Herë Jo” i Bora Zemanit dhe Donald Veshajt pritet të ketë premierën ditën e nesërme (12 dhjetor).
Përpara kësaj, ata kanë dhënë një konferencë për shtyp, ku i pranishëm ka qenë edhe producenti Ledion Liço.
Dyshja kanë zbuluar disa detaje rreth këtij filmi, mes tyre edhe një ftesë që i është bërë kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në projekt.
Megjithatë, për shkak të angazhimeve të shumta ai nuk mund të ishte pjesë e projektit të çiftit.
“I kam bërë një ftesë për të qenë aktor, sepse ndërtuam një rol për të, që Z. Kryeministër të ishte një kamarier në Vuno, që e kishte passëordin e lokalit Rilindje 2050,” u shpreh Donaldi.