60-vjeçari shqiptar Thimo Roland Droboniku, alias Thimi Roland Prifti që u plagos me plumb në gjoks në Greqi nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të marra dhe pasi është dërguar me urgjencë në spital ka humbur jetën.
Në lidhje ma autorët, autoritete greke janë duke punuar për identifikimin e tyre, ndërsa dyshohet se kanë qenë dy ose më shumë autorë, të cilët pas atentatit janë larguar menjëherë nga vendngjarja.
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 60-vjeçari nga Shqipëria dyshohet se është ekzekutuar për larje hesapesh.