Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme shtëpinë e të moshuarve në Fier. Zjarrfikësja dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit.
Paraprakisht disa prej të moshuarve raportohet se kanë pasur probleme me frymëmarrjen si pasojë e tymit dhe për këtë arsye janë transportuar drejt spitalit.
Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.