Një i ri shqiptar është dënuar nga gjykata në Britaninë e Madhe pasi është kapur duke kultivuar kanabis në një banesë.
Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Marsel Ndokaj, i cili u dënua me dy vite burg pasi u arrestua në një shtëpi brenda së cilës po kultivonte plot 400 bimë kanabisi.
Banesa u gjet në Skipton, North Yorkshire, ndërsa droga që do të prodhohej e kalon vlerën e 670 mijë paund.
Kanabisi po rritej në tre dhoma dhe brenda u gjetën transformatorë elektrikë me vlerë rreth 7,000 paund, si dhe ndriçim, ventilatorë dhe pajisje ventilimi.