Personi që në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga gazeta, identifikohej vetëm si D*P*, rezulton të jetë Ergys Dashi, shqiptari që u vra mbrëmjen e 22 janarit të vitit 2022. Nga bisedat e zbardhura dhe të zhvilluara në SKYECC, rezulton se Dashi ishte personi ‘kyç’ për grupin në Ekuador.
Më konkretisht, Dashi bënte lidhjet me njerëzit me nacionalitet të huaj, kryesisht në Amerikën e Jugut, për blerjen e lëndës narkotike dhe organizimin e punës për futjen e lëndës narkotike drejt vendeve të BE-së. Në një nga bisedat, “D.P” siguron ortakët se futja e ngarkesave do të jetë më e thjeshtë, pasi kishte siguruar lidhjet me një kompani që blinte banane.
Pjesë nga dosja, fragmenti ku identifikohet Dashi:
Per interesa të dokumentimit të ketij fakti nga organi procedues jane kqyrur dhe analizuar komunikimet e kryera ne aplikacionin SkyEç te derguara nga autoritetet firanceze të drejtesise. Referuar bisedave te realizuara nga perdoruesit e SkyEç midis datave 06.01.2021 dhe 19.02.2021 dhe më konkretisht bisedave te zhvilluara mes shtetasve Ismail Zeneli (Q3QNV9) me nofken “Daja”, Dajloki” dhe “Transporter”, Eralbi Breçani (S7DEGI) me nofken “Boli” ose “Toni”, Besmir Murtati (V6FGL7) me nofken “Kukesi” dhe Ergys Dashi (D**P) me nofken “Elb” ose “Elb nisan”, del në pah bashkpunimi ndermjet këtyre shtetasve dhe funksionimi i tyre si një grup i strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e lëndeve narkotikëve. Evidentohen rolet e secilit per realizimin e trafikimit të narkotikeve nga vendet e Amerikes e Jugut në drejtim të portit të Valencias, Spanje. Me konkretisht roli i secilit prej të dyshuarve ne kryerjen e veprave penale shte si më poshtë:
a) Shtetasi Ismail Zeneli ka pasur rolin e porositesit dhe financuesit per blerjen e lendes narkotike ne vendin e origines (Brazil). Gjithashtu shtetasi Ismail Zeneli ka rolin e nxjerrjes se lendes narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ajo arrin ne këte port e transortohet me kontenier. Ne bashkëpunim shtetasi Ismail Zeneli ka patur edhe shtetasin Artan Sulejmani, i cili nuk evidentohet ne komunikimet ne grup, por më date 13.01.2020 nga biseda me Ismail Zenelin del ne pah si bashkëpunëtor dhe pjese e ngarkeses me lende narkotike dhe ne dijeni se më ke po organizon trafikun Ismaili.
b) Shtetasi Eralbi Brecani ka pasur rolin e porositesit dhe finacuesit per blerjen e lendes narkotike në vendin e origjines (Brazil).
c) Shtetasi Besmir Murtati ka pasur rolin e porositësit dhe finacuesit per blerjen e lendes narkotike ne vendin e origjines (Brazil).
d) Perdoruesi i SkycEç D*P*, ka pasur rolin e kontaktimit et personave me nacionalitet të huaj kryesisht nga Amerika e Jugut.