![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2023/11/640-0-aksident-naten-1697350146.png)
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kavajë-Durrës.I riu ka përplasur për vdekje një këmbësor i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Sipas policisë viktima nuk është identifikuar ende, kurse drejtuesi i automjetit me iniciale T.S, i cili ka shkaktuar dhe aksidentin është shoqëruar në komisariat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e qytetarit që humbi jetën.