Qytetarët në Shqipëri dhe Serbi mendojnë se shtetet e tyre kanë një nivel më të lartë korrupsioni sesa vendet e tjera në Ballkan.
Kjo statistikë vjen nga Anketa e Këshillit të Bashkëpunimit të Rajonal. Shumica e të anketuarve mendojë se nivelet më të larta të korrupsionit i ka Serbia me (90%) e cila pasohet nga Shqipëria me (87%).
Korrupsioni në Shqipëri shihet dhe përkufizohet si korrupsion sistematik politik, ku politikanët kanë kontroll mbi ekonominë dhe kjo përdoret për vendimmarrjen e interesave të tyre.
Korrupsioni shihet në një nivel aq të rëndë saqë qytetarët besojnë se vetëm me anë të tij mund të marrësh shërbime publike.
Sipas raporteve të paraqitura të gjitha ekonomitë e rajonit vuajnë nga korrupsioni i nivelit të lartë ku problemi kryesor qëndron te numri i ulët i dënimeve të dhëna.