Avionët luftarakë dhe tanket e Izraelit po qarkullojnë rreth spitaleve të Rripit të Gazës ndërsa qendrat shëndetësore gjithnjë e më shumë po sulmohen.
Hani Mahmoud i Al Jazeera, duke raportuar nga Khan Younis, tha se “ushtria izraelite po u bën thirrje pacientëve që të dalin nga spitali me duart mbi kokë”.
Sulmet ndaj komplekseve spitalore prekin jo vetëm mijëra pacientë, por edhe rreth 122,000 palestinezë të zhvendosur që strehohen në ato objekte gjatë bombardimeve të pandërprera nga Izraeli.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se tanket izraelite të premten rrethuan katër spitale nga të gjitha drejtimet. Spitalet janë: Al-Rantisi, Al-Nasr dhe spitalet e syve dhe shëndetit mendor.
Rreth 1000 njerëz po kërkojnë strehim në al-Rantisi, i vetmi spital në Gaza që është i specializuar në trajtimin e fëmijëve me kancer. Izraeli kohët e fundit ka goditur automjetet jashtë al-Rantisi, i cili ndodhet në Gazën veriore.