Kjo është 26-vjeçarja shqiptare Anila Grishaj, e cila humbi jetën tragjikisht në Itali pasi një makineri e rëndë paketimi e goditi në kokë teksa po punonte.
Mediat italiane kanë publikuar edhe foton e viktimës, ndërsa thonë se ngjarja ndodhi në kompaninë që merret me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira, në provincën e Trevisos.
Sipas një hetimeve paraprake, makineria e paketimit ishte blerë së fundmi nga kompania ku viktima ishte nëndrejtoreshë.
Ndërkohë raportohet se ka pasur tensione jashtë portave të kompanisë mes të afërmve të vajzës së vdekur shqiptare dhe policisë.
Babai i saj ka shkelmuar hekurat, ndërsa kanë hedhur akuza se janë njoftuar shumë orë me vonesë për ngjarjen tragjike.