Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni nënshkruan këtë të hënë në Romë, më 6.11.2023, një marrëveshje për menaxhimin e refugjatëve. Sipas Melonit, në portin e Shengjinit, në Lezhë do të ngrihen dy struktura pritëse për emigrantët, të financuara dhe menaxhuara nga Italia.
Gjatë konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama tha se është i gatshëm të ndihmojë Italinë për të menaxhuar situatën e vështirë me refugjatet, numri i të cilëve ka ardhur në rritje. Edhe në Gjermani ka diskutime për marrëveshje të ngjashme me Shqipërinë.
Zëvendëskryetari i Bundestagut Gjerman, nga Partia FDP, Wolfgang Kubicki, i tha DW, se grupi parlamentar i partisë së tij e propozon një gjë të tillë në një raport të fundit për migracionin, pa përmendur në mënyrë eksplicite Shqipërinë.
Edhe eksperti i migracionit Ruud Koopmans, u shpreh para ca javësh në gazetën Bild që të ketë marrëveshje me të ashtuquajtura vende të treta të sigurta, ku të kthehen edhe persona që nuk vijnë prej këtyre vendeve./ DW