Nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë konfirmuar se kryetarët e këtyre dy forcave politike në Kosovë, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi janë marrë në mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, tha për mediat se lajmi është i vërtet, por nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin në fjalë.
“Për të gjitha informacionet e tjera ju lutem kontaktoni policinë e Kosovës”, tha shkurtimisht Halimi.
Edhe drejtori për Komunikim në Partinë Demokratike të Kosovës, Valmir Klaiqi, e ka pohur se Krasniqi është marrë në mbrojte të afërt nga organet e rendit.
“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të policisë”, theksoi Klaiqi.
Në janar të këtij viti, kryetari i LDK-së dhe disa deputetë të kësaj partie ishin kërcënuar. Policia e Kosovës tashmë ka konfirmuar se është duke e trajtuar rastin.