Pas bumit të ndërtimeve të dy viteve të fundit, sektori duket se po përjeton një fazë qetësimi. Në anketën e fundit të besimit të bizneseve të Bankës së Shqipërisë, sektori i ndërtimit nuk është optimist për të dytin muaj radhazi.
Sipas Bankës, treguesi i besimit në ndërtim (TBN) ra me 1.9 pikë përqindjeje në muajin tetor, ndonëse qëndron rreth 15 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.
Rënia këtë muaj u përcaktua si nga vlerësimet më pak optimiste për aktivitetin aktual ndërtues ashtu edhe për nivelin e porosive aktuale. Pritjet për punësimin janë në rritje dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rënie.
Indeksi i besimit në ndërtim iu kthye në territor negativ në shtator (-9.26), pasi kishte qëndruar pozitiv pothuajse përgjatë gjithë vitit dhe në tetor treguesi u përkeqësua dhe më tej në -11.2, duke treguar se pjesa më e madhe e ndërtuesve janë pesimistë për porositë në të ardhmen. Ky është niveli më negativ që nga tetori i vitit 2022 (lexo ketushkrimin e plote).