Jorgaq Thëngjilli, është 21-vjeçari që aksidentoi ditën e sotme (e dielë, 05 Nëntor), çiftin e të rinjve në trotuarin pranë Kryeministrisë.
Në sistemin e raportimeve të gjobave, Thëngjilli rezulton të jetë ndëshkuar deri në 20 herë si shkelës i rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas autoriteteve i riu i është nënshtruar testeve përkatëse dhe ka rezultuar se nuk kishte qenë nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Në datën 05.11.2023, ora 20:00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, Jorgaq Thengjilli, lindur në 2002 në Larisa, Greqi dhe banues në Tiranë, për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor sipas nenit 290 të Kodit Penal.
Ndërsa drejtonte mjetin Jorgaq Thengjilli ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe ka përplasur dy këmbësore në rrugën “Ismail Qemali”.