Ngjarje e rëndë në Vlorë. Një vajzë e re rreth 22 vjeçe është hedhur nga kati i 5-të i një pallati në lagjen “24 maji”.
Vajza ka rënë mbi një makinë të parkuar poshtë pallatit ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Dyshohet se e reja ka qenë në kushtet e depresionit. Policia në vendngjarja ka vendosur shiritin rrethues dhe po heton rastin.