Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali ku është gjetur i vdekur një 47-vjeçar shqiptar.
Mësohet se viktima ishte zhdukur prej 3 ditësh në provincën e Ascolit në Itali. Sipas mediave italianeshqiptari ishte larguar nga shtëpia pas një sherri me gruan e tij ku nga ai moment nuk u bë më i gjallë.
Trupi i pajetë u gjet në mëngjes nga zjarrfikësit dhe mbrojtja civile pranë liqenit Gerosa. Ndërsa automjeti i tij tip “furgon” u gjet pranë liqenit Gerosa.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, por policia po heton edhe pistën e vetëvrasjes.