Parandalohet një ngjarje kriminale në Vaun e Dejës. Policia e Shkodrës ka arrestuar 37-vjeçarin Marjan (Zamir) Gjoni, i cili lëvizte me armë me vete. Pas marrjes së njoftimit, policia bëri të mundur ndalimin e të riut, i cili tentoi të largohej.
Sipas policisë, 37-vjeçari, i cili ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për drogë dhe mashtrim, mund të kryente ndonjë vrasje. Në cilësinë e provës materiale, atij iu sekuestrua një kallashnikov dhe dy karikatorë me fishekë.