Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum i CDU/CSU, duke marrë shkas nga hetimet që SPAK ka nisur ndaj ish-kryeministrin Sali Berisha, theksoi në një konferencë për mediat se struktura e posaçme duhet të mbrohet dhe jo të sulmohet. Ai i quajti absurde deklaratat për politizim të SPAK-ut.
Sipas deputetit të Bundestagut gjerman, të gjithë janë të barabartë para ligjit.
“Deklaratat për politizim e SPAK janë absurde, duhet ta mbrojmë, jo ta sulmojmë. Imuniteti nuk është një privilegj për parlamentar të caktuar. Ai mbron funksionalitetin e parlamentit. Që do të thotë; në kohën e Gjermanisë naziste, kur deputetë gjermanë u dërguan në burg, nazistët kishin shumicën në parlament. Ndaj është imuniteti. Ai garanton dhe mbron funksionalitetin e parlamentit, por jo të parlamentarëve të veçantë. Imuniteti mund të pezullohet nga autoritetet ligjzbatuese. Këto trajtohen përtej kufijve partiakë, në Gjermani. Kur bëhet fjalë për pikëpyetje të çështjeve të imunitetit, nuk duhen lënë dyshimet. Nuk duhet pranuar një mënyrë tjetër. Dua të shprehem shumë qartë. Sa i përket luftës kundër korrupsionit, vijimi është i vetëkuptueshëm. Lufta nuk është qëllim në vetvete. Korrupsioni prek më të varfëri e të varfërve në vend. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë serioze. Nga ana e Budenstagut kjo është çështje që ndiqet me shumë vëmendje. Dua të cek dhe disa nga pikat e veçanta deri sa të kaloj te pyetjet tuaja. Të dy strukturat duhet të merren me këtë çështje, që shqiptarët jashtë vendit të marrin pjesë në zgjedhje.”, u shpreh deputeti gjerman.